Inspektorati paralajmëron: Asnjë objekt nuk lejohet të përdoret pa

0%

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim që të ndalojë vënien në përdorim të objekteve që nuk e kanë kaluar Inspektimin Final dhe nuk janë pajisur me Certifikatë të Përdorimit.

Vendimi vlen për objektet individuale dhe kolektive të banimit, objektet banesore-afariste, afariste, industriale dhe publike, si dhe për objektet e tjera që bëjnë pjesë në kategorinë e parë dhe të dytë sipas Ligjit për Ndërtim.

Sipas njoftimit, përdorimi i një objekti lejohet vetëm pasi organi kompetent të ketë kryer Inspektimin Final dhe të ketë lëshuar Certifikatën e Përdorimit, e cila dëshmon se ndërtimi është realizuar në përputhje me lejen ndërtimore, projektin e miratuar, standardet teknike dhe kërkesat e sigurisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Inspektorati ka bërë të ditur se investitorët do të njoftohen individualisht përmes urdhëresave inspektuese, me të cilat do të obligohen që të mos i vënë objektet në përdorim, të mos ua dorëzojnë banesat apo lokalet shfrytëzuesve dhe të mos lejojnë vendosjen e banorëve deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të mos pranojnë në dorëzim banesa, lokale afariste apo objekte të tjera pa Certifikatë të Përdorimit, pasi një objekt i tillë nuk është verifikuar zyrtarisht nëse i plotëson kushtet ligjore dhe teknike për përdorim të sigurt.

Në rastet kur konstatohet se një objekt është vënë në përdorim në kundërshtim me ligjin, Inspektorati paralajmëron ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit, lirimin e objektit, shqiptimin e gjobave administrative dhe inicimin e procedurave të tjera ligjore. “Inspektimi Final dhe Certifikata e Përdorimit nuk janë formalitete administrative.

Ato janë mekanizma ligjorë përmes të cilëve verifikohet nëse objekti mund të përdoret pa rrezikuar jetën, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftim. Drejtoria e Inspektoratit ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë përdorimin e asnjë objekti që nuk i plotëson kërkesat ligjore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com