Short i favorshëm për kampionen e Kosovës

0%

Shpërndaje në: Kampionia e Kosovës, Drita, e ka mësuar kundërshtarin e mundshëm të plejofit të Ligës së Konferencës. Nëse e kalon rundin e tretë kualifikues, Drita do të përballet në plejof me fituesin e ndeshjes ndërmjet Flora Tallinn dhe Inter Club d’Escaldes. Fillimisht synimi i skuadrës gjilanase është që ta kalojë raundin e tretë kualifikues të “UEFA Conference League”.

Drita në rrethin e tretë kualifikues do të përballet me klubin nga San Marino, Tre Fiori. Ndeshjen e parë ndaj Tre Fiorit, Drita e luan të enjten në udhëtim. Ndërsa ndeshja e kthimit luhet një javë më pas në Prishtinë.

Edhe Futboll 1 o. më parë Rrudhani e Imeri pjesë e formacionit të javës në Zvicër Drita në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës e eliminoi skuadrën nga Malta, Floriana. Skuadra nga Gjilani së fundi është ndarë me trajnerin Zekirija Ramadani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha