Flakët po përhapen drejt Mesopotamit, në rrezik edhe Delvina.

0%

Një vatër zjarri është aktivizuar paraditen e së hënës në vendin e quajtur Matomarë, në territorin e Bashkisë Finiq, duke shkaktuar alarm për përhapjen e shpejtë të flakëve. Për shkak të erës së fortë, zjarri po avancon në drejtim të Mesopotamit, ndërsa ekziston rreziku që flakët të përhapen edhe drejt fshatit Vllahat, në Bashkinë Delvinë.

Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. Megjithatë, terreni i vështirë dhe intensiteti i zjarrit e bëjnë ndërhyrjen nga toka tepër të vështirë. Për këtë arsye, autoritetet kanë kërkuar ndërhyrje edhe nga ajri, me synim frenimin e avancimit të flakëve dhe shmangien e rrezikut për zonat e banuara.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu edhe shërbimet zjarrfikëse të Sarandës dhe Delvinës, të cilat po bashkëpunojnë për izolimin e vatrës së zjarrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot