Edhe pse ende nuk ka ardhur zyrtarizimi, nga mediat ruse dhe më gjerë, bëhet e ditur se sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku ka arritur marrëveshje me klubin e Spartak Moscow. Në ndeshjen e fundit me Rubin Kazan, Daku u pa në lotë, “sinjal” ky i qartë për një lamtumirë të afërt. Por në horizont ka dalë një problem shumë i madh.
Ultrasit e ekipit kryeqytetas të Spartakut, “Veriu i Çmendur”, kanë mbajtur qëndrim radikal kundër transferimit të Dakut. “Shprehim kundërshtimin tonë të plotë ndaj transferimit të mundshëm të Mirlind Dakut në klubin tonë. Ne mbështesim popullin vëllazëror serb dhe qëndrimi ynë ndaj ustashëve, dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve, mbetet i pandryshuar.
Jashtë ndyrësia shqiptare!” , qasja e ultrasve të mësipërm. Për sulmuesin e Kombëtares, ky kalim pritet të jetë shumë fitimprurës në aspektin financiar, rrogë e majme.
