“Mos e ndotni Malësinë e Vogël” – banorët bëjnë apel për ndalimin e

0%

Banorët e fshatit Malësi e Vogël në Rahovec kanë ngritur shqetësimin për hedhjen dhe djegien e mbeturinave në hapësira të papërshtatshme. Në një postim në rrjetin social Facebook nga Faqja Malësia e Vogël, thuhet se pas ahengjeve, dasmave dhe tubimeve të ndryshme, mbeturinat po hidhen në natyrë, ndërsa në disa raste edhe po digjen plastika dhe mbeturina të tjera.

Sipas njoftimit, një veprim i tillë po ndot ajrin, tokën dhe ujin, duke dëmtuar mjedisin dhe duke i shkaktuar dëm komunitetit. Banorëve u është kërkuar që mbeturinat të mos hidhen në natyrë dhe të mos digjen, por të kontaktohet kompania e pastrimit “Ekodrinia” për largimin e tyre. “Mos e ndotni Malësinë e Vogël – ta ruajmë së bashku!”, thuhet në apel.

Në fund, banorët janë ftuar të tregojnë më shumë kulturë dhe përgjegjësi ndaj mjedisit, duke theksuar se një fshat i pastër është krenari për të gjithë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi