KRU “Prishtina” shkyç tre kompani ndërtuese nga rrjeti i ujësjellësit

0%

KRU “Prishtina” ka njoftuar se sot ka shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit tri kompani ndërtuese, pasi është konstatuar se po e shfrytëzonin ujin pa regjistrim dhe pa kyçje të rregullt.

Kompania u ka bërë thirrje të gjitha kompanive ndërtuese që ende nuk kanë regjistruar ujëmatësit dhe nuk janë kyçur në mënyrë të ligjshme në rrjetin e ujësjellësit, që t’i paraqesin kërkesat përkatëse sa më parë.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe se çdo kompani që konstatohet me kyçje të paligjshme ose pa regjistrim do të shkyçet dhe do të përballet me masat e parapara me ligj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi