Kusari: Mbi 53 mijë gra dhe vajza të reja janë përfshirë në tregun e

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka hapur Panairin “Gratë në Biznes”, një ngjarje që synon promovimin e produkteve të grave ndërmarrëse dhe fuqizimin e rolit të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

Me këtë rast, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ftoi qytetarët që gjatë tri ditëve të panairit ta vizitojnë atë dhe të mbështesin prodhueset vendore përmes blerjes së produkteve të tyre.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës ka punuar intensivisht në fuqizimin ekonomik të grave, duke përmendur rritjen e numrit të të punësuarve nga 303 mijë në vitin 2019 në 410 mijë aktualisht. Sipas saj, mbi 53 mijë gra dhe vajza të reja janë përfshirë në tregun e punës gjatë kësaj periudhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, Kusari vlerësoi se pjesëmarrja e grave në tregun e punës mbetet ende sfidë, pasi vetëm rreth 30 për qind e grave aktive kërkojnë ose aplikojnë për punë. Ajo theksoi se synim institucional mbetet rritja e këtij niveli deri në arritjen e barazisë së plotë në tregun e punës.

Sipas ministres, iniciativa si Panairi “Gratë në Biznes”, grantet dhe mbështetja e drejtpërdrejtë për bizneset e drejtuara nga gratë, si dhe promovimi i produkteve vendore, janë pjesë e politikave për fuqizimin e ekonomisë dhe rritjen e prodhimit vendor.

Ajo shtoi se MINTI do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për gratë ndërmarrëse, përmes platformave online, hapësirave të dedikuara për shitjen e produkteve në të gjithë vendin, si dhe promovimit të tyre në tregjet ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes në panaire.

Kusari u uroi suksese pjesëmarrëseve në panair dhe shprehu besimin se gjatë tri ditëve të aktivitetit ato do të kenë vizitorë të shumtë, përfshirë qytetarë dhe pjesëtarë të diasporës, duke garantuar se mbështetja institucionale për gratë në biznes do të vazhdojë.

Burimi: Bota Sot