Shqetësuese: Sinjali siguron pamje ekskluzive nga përleshja në “Sunny

0%

Pas raportimit ekskluziv të Gazetës Sinjali për përleshjen mes dy shtetasve të huaj Aron Radik rreth 33 vjecar, shtetas i Estonisë, dhe Billey Alexandre rreth 19 vjecar, shtetas i Holandës. në Sunny Hill, redaksia ka siguruar edhe videon që dokumenton momentin e konfliktit.

Në video shihen disa persona duke u përleshur fizikisht, ndërsa të tjerë përpiqen të ndërhyjnë për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën. Atmosfera bëhet e tensionuar për disa çaste, derisa konflikti vazhdon mes të pranishmëve. Siç kishte raportuar më herët Sinjali , ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në hapësirat e festivalit në Bërnicë të Prishtinës.

Dy shtetas të huaj dyshohet se i shkaktuan lëndime trupore njëri-tjetrit, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm” . Të dy janë ndaluar për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti mbetet në hetim Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com