Juventusi ka publikuar listën e plotë të yjeve që do të udhëtojnë për në Hong Kong, aty ku skuadra do të zhvillojë fazën përgatitore. Trajneri Luciano Spalletti ka ftuar kuptohet tërë ekipin e parë, megjithatë vëmendjen e ka marrë edhe sulmuesi shqiptar Arman Durmishi.
Durmishi përfaqëson Shqipërinë U19, ndërsa fillimisht u ftua nga “Zonja e Vjetër” thjesht sa për të mbushur numrin, mirëpo pas paraqitjes së shkëlqyer në stërvitje, tekniku italian duket se ka vendosur ta shoh edhe më shumë. Në listën e plotë, ku ndodhet edhe Edon Zhegrova është edhe emri i Durmishit, i cili ndër të tjera është promovuar në ekipin U23.
Lista e plotë : Juventus Summer Tour: i convocati ⚪️⚫️ Powered by @WhiteBit pic.twitter.com/9Ru6WbjQCy — JuventusFC (@juventusfc) August 2, 2026 Padyshim kjo është arritje e madhe për Durmishin, i cili ka shkëlqyer edhe te grupmoshat e reja të Shqipërisë, duke qenë një nga lojtarët që shumë shpejtë mund të zërë vendin edhe në ekipin A./ Telegrafi
