Fantastike: Ballkani në top 10 klubet me më së shumti paraqitje në

0%

Ballkani është në top 10 klubet me më së shumti paraqitje të zhvilluara në historinë e Ligës së Konferencës pavarësisht që këto dy vitet e fundit ka dështuar ta sigurojë fazën e grupeve. “Xhebrailat” bënë historinë kur u kualifikuan për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor, duke zhvilluar atë kohë edhe futboll të bukur nën urdhrat e Ilir Dajës.

“Football Meets Data” ka publikuar renditjen e plotë të klubeve me më së shumti ndeshje të zhvilluara që kur u krijua Liga e Konferencës, e vendin e shtatë e zë Ballkani me 36 paraqitje, aq sa kanë gjiganti zviceran Basel si dhe SK Rapid i Austrisë. Fiorentina mbetet ekipi me më së shumti paraqitje, plot 60 ndërsa ndiqet nga Gent i Belgjikës me 56 dhe AZ Alkmaar me 54 sosh.

Lista e plotë : 📈 TEN teams with most matches played in the history of 🟢 UEFA Conference League pic.twitter.com/ptVOg3Ugl7 — Football Meets Data (@fmeetsdata) August 2, 2026 Ndërkohë, rikujtojmë se Ballkani nuk kishte fat as sivjet në kualifikuese, ku u eliminua në penallti prej klubit të Irlandës, Bohemians.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktualisht vetëm Drita është kandidate për të arritur sërish fazën e grupeve, ngase ka mbërritur në raundin e tretë kualifikues, aty ku do të përballet me ekipin e San Marinos, Tre Fiori./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi