Stacioni Policor në Pejё, më datёn , rreth orёs , ka pranuar informacion pёr tё shtёna me armё nё njё aheng. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se policia ka dalё në vendngjarje dhe aty ka sekuestruar njё armё zjarri dhe njё karikator. “I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”.
Po ashtu në njoftim thuhet se stacioni Policore në Pejё, më datёn , në orёn , ka ndaluar nё pikё kontrolli veturën me tё dyshuarin i cili pas kontrollit nga zyrtarёt policor, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar: njё armё kal:9mm, njё karikator dhe gjashtë fishekë të kal.7.65mm, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurë tё rregullt.
Një tjetër rast raportohet në Klinё, ku më datёn , rreth orёs , policia ka pranuar informacion se nё fshatin Rudicё – Klinё, ka tё shtёna me armё zjarri nё njё aheng.
“Policia ka dalё nё vendngjarje dhe tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё Ak-47 dhe njё karikator, njё armё kal. 9mm dhe njё karikator, njё armё TT kal.7.62mm me njё karikator, gjashtё copё fishekë 9mm, dymbëdhjetë gёzhoja tё kalibrave tё ndryshёm, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”.
Edhe në stacionin policor në Deçan, më datёn , në orёn , ёshtё njoftuar se nё fshatin Isniq të Deçanit, ka tё shtёna me armё zjarri nё njё aheng, i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes, i dyshuari ёshtё arrestuar nga policia dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: njё armё CZP kal:9mm, njё karikator dhe pesё gёzhoja.
Stacioni Policor në Deçan, më datёn , në orёn , nё fshatin Isniq të Deçan, ёshtё ndaluar nё pikё kontrolli vetura me tё dyshuarin i cili pas kontrollёs nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
