Shpërndaje në: Një lëng i quajtur “Silver Diamine Fluoride-SDF” mund të ndryshojë mënyrën se si trajtohen kavitetet në dhëmbë, duke shmangur shpimet, injeksionet dhe anestezinë, ka shkruar The Independent. SDF aplikohet mbi kavitetin me një aplikues të vogël dhe vepron brenda pak sekondash për të ndaluar përparimin e prishjes së dhëmbit.
Kjo metodë përdoret prej vitesh në shumë vende të botës, ndërsa në SHBA është përdorur që nga viti 2014, por deri tash mungonin studime të mëdha për miratim të plotë. “Ky është një trajtim shumë efektiv dhe i sigurt, madje edhe për fëmijët që nga mosha njëvjeçare”, ka thënë Margherita Fontana, profesoreshë e Stomatologjisë në Universitetin e Michiganit.
Në një studim ku morën pjesë 830 fëmijë nën moshën gjashtë vjeç, studiuesit zbuluan se një tretje me përqendrim 38 për qind të SDF ndaloi përparimin e prishjes në më shumë se gjysmën e dhëmbëve të qumështit të prekur. Trajtimi u aplikua çdo gjashtë muaj, nga viti 2018 deri në vitin 2023.
Sipas studiuesve, te fëmijët ky trajtim mund të jetë i mjaftueshëm derisa dhëmbi i qumështit të bjerë natyrshëm, ndërsa te të rriturit mund të shërbejë si një zgjidhje e përkohshme derisa të kryhet trajtimi përfundimtar.
Edhe Lifestyle 19 gus 2025 Kokoshkat, larja e dhëmbëve para mëngjesit dhe këshillat e tjera për shëndet të mirë “Nga këndvështrimi i shëndetit publik, nëse duam që kjo metodë të përdoret gjerësisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara, na duhej të kishim të dhëna të mbledhura me kujdes te popullsia amerikane, dhe tani i kemi”, u shpreh Fontana.
Kavitetet krijohen kryesisht nga konsumimi i tepërt i sheqerit dhe higjiena e dobët orale. Nëse nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë infeksione serioze dhe komplikime të tjera shëndetësore. Prishja e dhëmbëve mbetet sëmundja kronike më e përhapur te fëmijët. “Te pothuajse çdo pacient, ky trajtim mund ta ndalojë prishjen e dhëmbit, infeksionin dhe dhimbjen që ai shkakton.
Ai mund të sjellë përfitime për shumë njerëz”, ka thënë Fontana. Një tjetër autor i studimit, Amr Moursi, profesor i stomatologjisë pediatrike në Universitetin e New Yorkut, ka thënë se rezultatet mbështesin miratimin e këtij trajtimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Edhe Lifestyle 1 gus 2026 Koha e qëndrimit të ushqimit në zorrë mund të ndikojë në rrezikun për sëmundje Kostoja e aplikimit të SDF është zakonisht 20-75 dollarë për trajtim. Megjithatë, kjo metodë ka edhe një mangësi: argjendi në përbërje e nxin përgjithmonë pjesën e prishur të dhëmbit, megjithëse ndalon përhapjen e dëmtimit.
