Dyshonte se po e tradhtonte – Gjakovari e godet të dashurën me grusht

0%

Një grua ka përfunduar me lëndime trupore pasi dyshohet se u sulmua brutalisht nga partneri i saj, i cili, sipas hetimeve fillestare, e akuzonte për tradhti. Sinjali mëson se i dyshuari është G. B., ndërsa viktimë B.R. 46 vjeçare. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës , në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Dyshohet se i dyshuari kishte shkuar në banesën e partneres së tij, ku pas një mosmarrëveshjeje të lidhur me dyshimet për tradhti, situata ka eskaluar në dhunë fizike. Burimet bëjnë të ditur se ai fillimisht e ka goditur me grusht, ndërsa më pas dyshohet se e ka qëlluar edhe me një drapër metalik në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe, pas intervistimit nga Policia, është kthyer në banesën e saj, pasi ka deklaruar se ndihet e sigurt. Ajo ka refuzuar strehimin dhe urdhrin mbrojtës, duke thënë se nuk ka nevojë për masa të tilla. Ndërkohë, G. B. është në arrati, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com