Shpërndaje në: Udhëheqëses së ndaluar të Birmanisë, Aung San Suu Kyi, i është lejuar të takojë një delegacion të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). Ky është kontakti i parë i konfirmuar i saj me palë të jashtme që nga dërgimi i një letre drejtuar të birit, dy vjet e gjysmë më parë.
Në fotografitë e takimit të publikuara nga qeveria ushtarake, Suu Kyi dukej në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo është ndaluar pak kohë pasi forcat e armatosura rrëzuan qeverinë e saj në vitin 2021 dhe u dënua me 33 vjet burgim mbi akuza që konsiderohen gjerësisht si të fabrikuara, ndonëse dënimi i saj është reduktuar dhe ajo është transferuar në arrest shtëpiak.
Pavarësisht sigurimeve të përsëritura nga ushtria se Suu Kyi është gjallë dhe mirë, ata nuk kanë ofruar kurrë ndonjë provë bindëse për këtë. I biri i saj, Kim Aris, ka ndërmarrë së fundmi një fushatë ndërkombëtare duke kërkuar prova se ikona 81-vjeçare e demokracisë është ende gjallë.
Edhe Botë 25 sht 2025 Tony Blair “mund ta qeverisë Gazën”, sipas modelit të Kosovës Tani, një delegacioni të ICRC-së i është lejuar ta takojë atë, takimi i saj i parë i konfirmuar me dikë jashtë rretheve qeveritare në gati katër vjet.
Fotografitë e publikuara, ku ajo shfaqet me ekipin e ICRC-së, e tregojnë Suu Kyi-n të qetë dhe në gjendje të mirë, ndonëse nuk janë dhënë detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore apo mbi temat e diskutuara gjatë takimit.
