Ekskluzive | U gjet pa ndjenja në bodrumin e banesave në Pejë –

0%

Një 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në Pejë, pasi u gjet në gjendje të rëndë në bodrumin e një objekti banesor dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë. Sinjali mëson se viktima është Fejgim Zeli , 46 vjeçar.

Sipas burimeve, rreth orës , Policia u njoftua nga një qytetar se në bodrumin e banesave të kuqe, përballë Fakultetit Juridik në rrugën “UÇK” në Pejë, ndodhej një person i shtrirë në tokë, i cili po pësonte konvulsione. Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë menjëherë ekipi i Urgjencës, i cili e ka transportuar viktimën në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Burimet bëjnë të ditur se ai kishte ende shenja vitale kur u fut në autoambulancë, por gjendja e tij u përkeqësua gjatë rrugës. Mjekët kanë konstatuar se 47-vjeçari kishte mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në orën .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fillimisht, viktima nuk kishte me vete dokumente identifikimi, por gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia ka gjetur një letërnjoftim, i cili dyshohet se i përkiste të ndjerit, duke bërë të mundur identifikimin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, krimteknika dhe njësitë rajonale të hetimeve, të cilat kanë kryer të gjitha veprimet procedurale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com