Rahovec, tre persona raportojnë se një person i maskuar ka shtënë me

0%

Tre persona në Rahovec dje me kanë raportuar në Policinë e Kosovës se derisa kanë qenë duke lëvizuar me veturë kanë vërejtur një pengesë në rrugë. Fillimisht, pasi që kanë dalë nga vetura për të larguar pengesën një person i maskuar dhe i armatosur me armë gjatë iu është drejtuar viktimave duke i kërcënuar dhe kërkuar para.

Sipas Policisë, viktimat kanë refuzuar dhe kënë hyrë në veturë dhe pasi që kanë lëvizuar, i dyshuari ka gjuajtur me armë ku ka qëlluar veturën. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin është inicuar rasti” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Burimi: Kallxo