Konsullata më shumë sherre

0%

Në vend se kjo e drejtë ti epet Kosovës, Shqipëria nxitohet pa konsulta me Kosovën për shkëmbim diplomatik me Serbinë, një konsullatë në Shqipëri (Shkodër) dhe anasjelltas në konsullatë shqiptare në Serbi (Preshevë). Edhe po të kishte normalitet të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ende Shqipëria nuk do të duhej të nxitonte të bëjë një hap të tillë tekanjozë.

Sepse edhe për Kosovën e edhe për Shqipërinë shqiptarët mbesin prioritet përfaqësues. Shqipëria e ka më të lehtë ta bëjë hapin, jo pse Shqipëria është më e interesuar për këtë përfaqësim, por se në të shumtën e rasteve Shqipëria ka dëmtuar Kosovën politikisht duke shpërfaqur gjeografin politike me shtetin serb.

Gjeografia politike e Kosovës nuk mund të shkërmoqet si në këtë rast duke marrë kaheje të kundërt të rrugën dhe të nxitoj të dali para saj, pa çka se Kosova ka ndërmend të mos nxitojë pa arritur normaliteti politik e diplomatikë me Serbinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pa këtë normalitet politik të Serbisë më Kosovën nuk do të duhej të nxitohet sepse në këtë marrëdhënie diplomatike Serbia synon të shkelë Kosovën më qëllim që të tregoi të tjerëve se për Serbinë shqiptarët si pakicë në Serbi janë shqiptar që duhet përfaqësohen nga Shqipëria, dhe jo nga Kosova sepse Kosova nuk është një shtet i pranueshëm për ta, madje politikisht mbartë ngarkesa prej të cilave shpreson imagjinueshëm të përfitojë në kohë të tjera të përshtatshme politike, për të rikthyer pushtimin e saj.

Pra, siç mund të kuptohet Serbia do marrëveshje të tilla – shpërfillëse dhe jo marrëveshje normalizuese me shqiptarët, pa dallim. Po të kërkonte, donte marrëveshje për përfaqësimin e pakicave që pari nuk do të shpërfillte gjeografin politike, sepse Kosova është lidhë me kufirin e Serbisë dhe jo Shqipëria.

Kjo marrëveshje shqiptaro serbe mes Shqipërisë dhe Serbisë do të kishte kuptim vetëm atëherë kur Shqipëria e Kosova do të ishin një shtet të përbashkët. Ndryshe kjo marrëveshje nuk ka kuptim nacional, pa çka se në një farë forme mos hapja e konsullatës në Serbi nga Shqipëria, do të ishte ose do të mund të cilësohej si një lloje shpërfillje për shqiptarët në Preshevë.

Por mbi këtë fakte ka një problem që Shqipëria nuk zgjedh dot problemin e shqiptarëve, nuk i përfaqëson kërkesat e shqiptarëve sepse shqiptarët në Serbi kanë lidhje më të afërte me Kosovën dhe jo më Shqipërinë. Marrëveshja Shqipëri Serbi është një teste politik në diplomacinë e tyre, për të përfituar një notë kaluese në integrimin e tyre për në BE.

Duke shmangur Kosovën nga kjo marrëveshje për shqiptarët në Serbi, Shqipëria tregohet jo fleksibile në politikën nacionale, ndërsa Serbia edhe një herë provon minimin politik të Kosovës për shqiptarët në Serbi. Megjithëse për Serbinë hapja e një konsullate serbe në Shkodër, ku jetojnë më pakë se 60 persona, përbënë kujdesin e shtetit Serb për ta.

A është i njëjti kujdes i Shqipërisë për shqiptarët hapja e një konsullate në Serbi (Preshevë), për komunat shqiptare atje, këtë duhet pranuar hapur se nuk është. Shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medëvexhës, kanë lidhje më shumë me Kosovën se sa më Shqipërinë, prandaj nuk mund të tregojë kujdese më të shtuar.

Pra, marrëveshja është më shumë një dekor politik për të mashtruar vlerësimin real të BE-së lidhur me integrimin e tyre. Mos normalizimi i marrëdhënieve me shqiptarët nga ana e shtetit Serb është alibi politike, anashkaluese për Kosovën për të cilën shteti Shqiptarë do të duhej të këmbënguli në normalizim të marrëdhënieve me Kosovën qëpari.

Kjo është e ngjashëm sikur Shqipëria për serbet e saj të bëjë marrëveshje dhe të hapi konsullatë në “republikën serbe të Bosnjës”, duke e anashkaluar qëllimisht Serbinë.

Pra, s ‘ka se si të kuptohet ndryshe se konsullata është me shumë sherre, dhe sherret sa vijnë e shfaqen; siç ishte prononcimi i një serbe nga Shkodra, kur aludonte se ky qytet ishte kryeqytet i Serbisë dikur dhe gjatë dyndjeve të hershme në Ballkan. Sherri mund të bëhet më i madhe, nëse nuk hapim trurin për gjërat tona politike të përbashkëta nacionale.

Shqipëria po hy në një avangardë politike ku çështjet nacionale duket një uverturë e vjetër dhe e neveritshme, për këtë nuk mbajmë ndjeshmëri ne në Kosovë.

Burimi: Bota Sot