Shpërndaje në: Një grua në Prizren i ka raportuar të zhdukur djalin dhe vajzën e saj. Sipas raportit të Policisë ajo ka thënë se të dy kanë dalë nga shtëpia më 30 korrik, ndërkohë rasti është raportuar të dielën. Policia ka njoftuar se pas verifikimin është parë që ata janë recidivist të kësaj vepre, pasi edhe më herët janë larguar nga shtëpia.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza dhe djali i saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses personat në fjalë janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia”, thuhet në raportin policor.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u trajtuar nga njësi relevante.
