Shqetësim për sigurinë në Prishtinë, kërkohet rregullimi i shtyllës

0%

Një qytetar ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës për një shtyllë të ndriçimit publik në rrugën që lidh Rrethin e Dukagjinit me Stacionin e Autobusëve. Përmes një ankese të publikuar në rrjetet sociale, qytetari ka shprehur shqetësimin se shtylla mund të paraqesë rrezik për sigurinë e kalimtarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion, raporton Telegrafi.

“Urgjencë për Komunën e Prishtinës! Ju lutem veproni sa më shpejt deri sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi!”, ka shkruar qytetari. Sipas tij, bëhet fjalë për një shtyllë të vendosur në pjesën e mesme të rrugës që çon nga Rrethi i Dukagjinit në drejtim të Stacionit të Autobusëve.

“Rregullojeni këtë shtyllë të dritës në rrugën që çon prej Rrethit të Dukagjinit kah Stacioni i Autobusëve (mesi i rrugës). Siç po shihet, të gjitha bulonat janë liruar dhe shtyllën mezi e mbajnë”, ka pretenduar ai. Qytetari ka kërkuar nga institucionet komunale që të ndërhyjnë sa më shpejt për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi