Një grua në Prizren dje () ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza dhe djali i saj kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Policia ka bërë të ditur se pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses, personat në fjalë janë recidivist, pasi që sipas Policisë, edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u trajtuar nga njësi relevante” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Burimi:
Kallxo
