Vapë përvëluese në Shqipëri, temperatura deri në 39°C

0%

Kjo e hënë do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta. Në pjesën më të madhe të vendit pritet mot me diell, ndërsa në disa zona të brendshme dhe malore mund të ketë kalime të pakta vranësirash.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 gradë Celsius në zonat verilindore dhe malore, deri në 25 gradë në Tiranë. Vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, pa shkaktuar probleme në zonat bregdetare dhe ato të brendshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com