Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar, ku disa pika raportojnë rritje të pritjeve dhe krijim të kolonave për automjete. ipas të dhënave të përditësuara në orën , pritja më e gjatë për automjete regjistrohet në pikën kufitare Muçibabë, ku koha e pritjes për hyrje arrin deri në 60 minuta, ndërsa kolona në këtë drejtim është rreth 500 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, hyrja e automjeteve shënon pritje deri në 40 minuta, me kolonë rreth 300 metra. Ndërkohë, në Kullë pritja për hyrje varion nga 5 deri në 10 minuta, me kolonë rreth 150 metra. Në Hanin e Elezit, për hyrje dhe dalje të automjeteve raportohet pritje prej rreth 10 minutash, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra në të dy drejtimet.
Pikat e tjera kufitare paraqiten me fluks më të qetë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të konsiderueshme. Sa i përket qarkullimit të kamionëve, situata paraqitet stabile në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me pritje prej rreth 3 deri në 5 minuta dhe pa krijim kolonash.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen për gjendjen në kufi para nisjes dhe, kur është e mundur, të përdorin pika alternative për të shmangur pritjet.
