Një rast i rëndë i tentim-vrasjes është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec, ku një person i maskuar dhe i armatosur dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një veture. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 gusht rreth orës , kur tre persona, meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se gjatë lëvizjes me veturë kanë hasur në një pengesë në rrugë.
Pasi kanë dalë nga vetura për ta larguar pengesën, një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë dyshohet se u është drejtuar atyre, duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar para. Viktimat kanë refuzuar dhe janë futur sërish në veturë, por sapo kanë nisur lëvizjen, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tyre, duke e goditur veturën në rrotën e pasme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, i cili po hetohet.