Deputetja shqiptare humb bashkëshortin, la pas dy fëmijë

0%

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja. Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i dha lamtumirën bashkëshortit me një mesazh prekës. “U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën” , shkroi ajo.

Më pas, vëllai i të ndjerit, Aleksandër Ndoja, njoftoi se Ladi Ndoja u nda papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Në mesazhin e tij ai e cilësoi humbjen si një goditje të rëndë për familjen, duke theksuar se Ladi la pas bashkëshorten, Elda Hoti, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

“Ladi la pas bashkëshorten e tij të dashur, Elda Hoti, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, të cilëve do t’u mungojë përherë shtylla e familjes” , shkruan Aleksandër Ndoja, ndërsa kërkon mirëkuptimin e miqve dhe të afërmve në këto momente të vështira. Ai e mbyll mesazhin me fjalët: “U prehsh në paqe, i dashur Ladi!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat tona.” Ladi Ndoja nga Rrësheni, u arrestua në maj 2025 për krime zgjedhore, teksa në vitin 2025 Ndoja ra në pranga në Valencia të Italisë bashkë me tjetër shqiptar, Lorenc Dona, 31- vjeç, të cilit kishin kthyer një banesë në shtëpi droge. Kanabisin më pas e përpunonin dhe e tregtonin në tregun italian.

Burimi: Bota Sot