Dy medalje për Kosovën në garën botërore të kodimit në New York

0%

Mali Ismaili nga Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e kodimit në Grand Finalen e garës ndërkombëtare “NEO Science Fair 2026”, e mbajtur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Sokol Haliti, i cili njoftoi se Ismaili është shpallur fitues në nivel botëror, duke u shpërblyer me medalje të artë në kategorinë “Coding”.

Sukses të madh në të njëjtën garë ka arritur edhe Bardh Konjusha, i cili ka zënë vendin e dytë. “Urime të përzemërta dhe falënderim për të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim”, ka shkruar Haliti. Ky rezultat shënon një tjetër sukses të rëndësishëm për të rinjtë nga Kosova në garat ndërkombëtare të shkencës dhe teknologjisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com