Ekskluzive: Ngjarje e rëndë në Pejë, treni godet për vdekje një grua

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Rreth orës , teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës, ka goditur një person, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Urgjencës së Pejës.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga organet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com