Një lëkundje tërmeti me magnitudë 2.5 sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në zonën e Shkupit, duke u ndier nga banorët e kryeqytetit dhe disa vendbanimeve përreth. Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, tërmeti ka ndodhur në orën , me epiqendër në rajonin sizmik të Shkupit.
Autoritetet sizmologjike bëjnë të ditur se lëkundjet janë ndier me intensitet nga III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
