Milot Rashica nuk e pranon largimin nga Besiktasi – refuzon klubin

0%

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Rizesporit, raportojnë të dielën mediat turke. Sipas gazetës Milliyet, reprezentuesi kosovar nuk është i interesuar të transferohet te klubi turk, pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të Besiktasit për ta bindur të pranojë këtë lëvizje.

“Lojtari kosovar nuk është i interesuar të transferohet te Rizespori”, shkruan mediumi turk, duke shtuar se vendimi përfundimtar i takon vetë Rashicës. 30-vjeçari ka kontratë me Besiktasin deri në verën e vitit 2027 dhe, për momentin, nuk duket se është i gatshëm të largohet nga gjiganti i Stambollit.

Rashica i është bashkuar Besiktasit në verën e vitit 2023, pas aventurës së tij te Norwich City, dhe ka qenë një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës në sezonet e fundit. Forma e tij e mirë u konfirmua edhe këtë javë, kur shënoi një nga golat në fitoren 2-0 të Besiktasit ndaj Midtjyllandit, rezultat që i siguroi skuadrës turke kualifikimin në fazën e radhës të garës evropiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paraqitja e fundit dhe vendimi për të refuzuar Rizesporin lënë të kuptohet se Rashica synon të vazhdojë të luftojë për vendin e tij te Besiktashi, ku ende gëzon besimin e stafit teknik.

Burimi: Telegrafi