Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se në fshatin Jabukë të komunës së Zubin Potokut është gjetur një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Sipas tij, varri masiv është lokalizuar vetëm rreth 10 kilometra larg lokacionit në Kalludër të Zubin Potokut, ku tashmë janë gjetur mbetje mortore dhe ende po vazhdojnë kërkimet dhe gjurmimet.
Sveçla ka falënderuar Policinë e Kosovës, njësitë për hetimin e krimeve të luftës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë e Kosovës për punën në hulumtimin, hetimin dhe identifikimin e këtyre lokacioneve. Ai ka akuzuar Serbinë se vazhdon të refuzojë dhënien e informacioneve për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
“Ky shtet, në njërën anë, refuzon të japë informacione për personat e zhdukur, të marrë me dhunë, ndërsa, në anën tjetër, kërcënon dhe burgos qytetarët e saj që bashkëpunojnë për gjetjen e këtyre varreve.
Po ashtu, ajo glorifikon përmes memorialeve brigada si ajo 37, pjesëtarët e së cilës janë përgjegjës për shumë masakra në Kosovë”- Ministri në detyrë ka thënë se Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit që, sipas tij, dëshmojnë vazhdimësinë e politikave të së kaluarës.
“Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit, jo vetëm përmes figurave si Aleksandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi. Vuçiq ishte numri dy i Sheshelit, Daçiq ishte numri dy i Millosheviqit e Vulin numri dy i Mira Markoviqit. Të tre këta janë ende në pushtet në Serbi dhe ky shtet nuk ka ndërruar asgjë.
Serbia vazhdon të mbetet e njëjta në formë dhe në përmbajtje”- ka shtuar ai, duke bashkëngjitur në reagimin e tij një video të Daçiqit i cili shprehimisht thotë se “çka të ju bëjnë serbëve që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve që flasin lloj-lloj budallaqesh, ua tregojnë atyre ku janë varrosur shqiptarët gjithandej Serbisë.” Ai u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta dënojnë dhe ndëshkojnë, siç është shprehur, sjelljen e Serbisë.
“Pa një gjë të tillë jo që do të jetë i pamundur çfarëdo hapi drejt të drejtësisë, por ky shtet do të cenojë çdo ditë paqen në Ballkanin Perëndimor”- ka thënë ai. Sveçla ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kërkimet për të zbardhur fatin e të gjithë personave të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për krimet e luftës.
Para tij, edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas njoftimit për dyshimet mbi ekzistimin e një varreze të dytë masive në Zubin Potok, duke thënë se kjo është një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është vënë plotësisht në vend.
Përmes një postimi, Haxhiu tha se shtrirja e sovranitetit dhe rendit kushtetues në çdo pjesë të Kosovës ka qenë jo vetëm obligim institucional, por edhe parakusht për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë, zbulimin e varrezave masive dhe kthimin e mbetjeve mortore të viktimave te familjet e tyre.
Ajo shprehu mirënjohje dhe mbështetje për institucionet e Kosovës, ekipet profesionale dhe ekspertët mjekoligjorë që po punojnë në terren.
“Shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen e plotë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, ekipet profesionale, ekspertët mjekoligjorë dhe të gjithë ata që, me përkushtim e profesionalizëm, po punojnë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.
Angazhimi i tyre është një shërbim i çmuar ndaj drejtësisë, së vërtetës dhe dinjitetit njerëzor”- ka Sipas saj, çdo varrezë e zbuluar përfaqëson një hap drejt së vërtetës, por njëkohësisht dëshmon se pasojat e luftës vazhdojnë të rëndojnë mbi familjet e viktimave.
“Çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por edhe një dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për këto krime të dalin para drejtësisë”- ka theksuar ajo.
Në fund, Haxhiu ka shprehur solidaritet me familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre, duke theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe nderimin me dinjitet të viktimave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njofton se më , gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar, në fshatin Jabuke, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njofton se sot, më 2 gusht, gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar, në fshatin Jabuke, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore” Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në këtë lokacion.
Më me kërkesë të Prokurorisë Speciale në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut kanë filluar gërmime pasi dyshohet se gjendet një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Në lidhje me këtë fillimisht ishin arrestuar dy persona.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur më , përmes një komunikate për media se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për krime lufte në lidhje me rastin e Zubin Potokut. Sipas njoftimit, i dyshuari i arrestuar është me inicialet J.R. dhe dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.
“Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës” – thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale e Kosovës dje () ka njoftuar se procesi i gërmimeve që po zhvillohet tash e pesë ditë në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku dyshohet për një varrezë masive, është ende në fazën e hetimeve.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Nora Luta, në një deklarim për media tha se deri më tani janë lëshuar mbi 10 urdhra për zhvarrosje në kuadër të verifikimeve hetimore që po zhvillohen në këtë lokacion. Megjithatë, ajo thekson se është ende herët për të folur për rezultatet e gërmimeve apo për numrin e mundshëm të personave që mund të jenë varrosur në këtë lokacion.
“Nuk mund të flasim ende për rezultate pa përfunduar procesi hetimor. Ende është herët që në këtë fazë të flasim me numra, duhet të presim të gjitha verifikimet dhe analizat e nevojshme…” – u shpreh Luta.
Sipas saj, gërmimet po zhvillohen në kuadër të procesit të kërkimit për personat e zhdukur dhe janë rezultat i punës së përbashkët hetimore të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. “Lidhur me gërmimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të procesit të kërkimit për personat e zhdukur, ajo çfarë mund t’iu them është se bëhet fjalë për një rast që është ende në fazën e hetimeve.
Ky është një proces i ndjeshëm dhe kompleks, është rezultat i punës hetimore të Policisë dhe Prokurorisë Speciale” – deklaroi Luta, të shtunën, më . Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shtunën () ka vizituar vendin ku po zhvillohen gërmimet. Ai ka theksuar se për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur është i domosdoshëm shtimi i presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë.
Sipas Kurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian duhet të rrisin trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar më në Bruksel.
Kurti ka kërkuar gjithashtu hapjen e menjëhershme të arkivave serbe, duke përmendur në veçanti arkivin e Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, për të cilën tha se ka kryer masakra në Kosovë, veçanërisht në Drenicë, dhe që sipas tij është klasifikuar nga shteti serb për 30 vjet.
