​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të

0%

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur në një aksident të rëndë rrugor që ndodhi pasditen e së dielës pranë kufirit mes rajoneve Lazio dhe Umbria, në Itali.

Sipas hetimeve paraprake të Policisë Rrugore, një furgon kampingu dyshohet se kaloi në korsinë e kundërt të lëvizjes, ku u përplas ballë për ballë me një autobus që udhëtonte në drejtim të Rietit, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera, njëri prej të cilëve u përmbys si pasojë e përplasjes.

Mes viktimave janë dy drejtuesit e autobusit, dy pasagjerë të autobusit dhe dy persona që ndodheshin në furgonin e kampingut. Katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike dhe janë transportuar me helikopterë të urgjencës drejt Spitalit Gemelli në Romë dhe spitalit të Ternit, sipas ANSA-s.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot