Shpërndaje në: Donis Avdijaj ka regjistruar një asistim e Giacomo Vrioni ka realizuar dy gola për Wolfsbergerin që të dielën fitoi 3:0 ndaj Austria Viennas. Ishte xhiroja e parë e edicionit të ri në elitën e futbollit austriak. Vrioni e realizoi golin e parë në minutën e 18-të nga pika e bardhë. Nga penalltia, 27-vjeçari Vrioni e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 63-të.
Ndërsa sulmuesi Avdijaj asistoi te goli për 2:0 të cilin e realizoi Aaron Schwarz në minutën e 49-të. 29-vjeçarit Avdijaj iu anulua edhe një gol në minutën e 21-të për shkak të pozitës jashtë loje. Edhe Futboll 7 dhj 2025 Avdijaj shkëlqen në Bundesligën e Austrisë Avdijaj e Vrioni luajtën deri në minutën e 80-të. Tek Austria Vienna nga minuta e 80-të u paraqit Hasan Deshishku.
