OVL-UÇK reagon ndaj nderimit të njësive serbe: Po glorifikohen

0%

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si institucionalizim të mohimit të krimeve të luftës dhe mbrojtje të pandëshkueshmërisë.

Në një reagim publik, OVL-UÇK ka deklaruar se nderimi i njësive ushtarake serbe në një kohë kur, sipas saj, Serbia vazhdon të mos hapë arkivat shtetërore dhe të mos zbardhë provat për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nuk mund të shihet si akt përkujtimor.

Sipas organizatës, një veprim i tillë përbën përpjekje për të mohuar të vërtetën historike dhe për të relativizuar përgjegjësinë për krimet e luftës. “E vërteta nuk mund të fshihet përmes medaljeve, nderimeve shtetërore apo rishkrimit të historisë”, ka theksuar OVL-UÇK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo organizatë ka kërkuar që Serbia të hapë arkivat ushtarake dhe policore, si dhe të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

OVL-UÇK ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, të vërtetën dhe llogaridhënie për krimet e luftës, duke paralajmëruar se heshtja ndaj glorifikimit të njësive serbe, sipas saj, vetëm e forcon mohimin e krimeve.

Reagimi vjen pas veprimeve për nderimin e njësive ushtarake serbe, të cilat nga OVL-UÇK janë parë si vazhdimësi e narrativave që, sipas saj, synojnë të minimizojnë përgjegjësinë e strukturave shtetërore serbe për krimet e kryera në Kosovë.

Burimi: Telegrafi