Barazimi i Luginës me Shkodrën

0%

Shpërndaje në: Qeveria e Shqipërisë s’sheh asgjë të keqe nga një konsullatë e Serbisë në Shkodrën me 54 serbë. Ministri i jashtëm hedh poshtë kritikat që Serbisë po i mundësohet diçka që nuk i takon Pavarësisht kritikave në Tiranë dhe Prishtinë, Qeveria e Shqipërisë është e vendosur të lejojë hapjen e një konsullate të Serbisë në Shkodër, ku numri i të deklaruarve si serbë, është 54.

Për Qeverinë e Shqipërisë, e rëndësishme është që ajo të hapë një konsullatë në Bujanoc. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një intervistë të dielën për “Top Channel” ka insistuar se nuk ka asgjë të keqe hapja e një konsullate të Serbisë në Shkodër, ndërkohë që ka hedhur poshtë çdo pretendim se Serbisë po i mundësohet diçka që nuk i takon.

“Hapja e një konsullate, nuk i jep shtetit dërgues asnjë lloj pushteti apo, akoma më pak, ndonjë lloj sovraniteti mbi qytetin, territorin apo popullsinë ku ajo vendoset.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vendndodhja, klasa, juridiksioni dhe funksionimi i çdo pranie diplomatike që vepron në territorin e Republikës së Shqipërisë bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar por edhe me ligjet dhe rregullat shqiptare”, ka thënë Hoxha. Para pak ditësh, dy qeveritë kanë njoftuar për dakordimin që të hapin nga një konsullatë, Shqipëria në Bujanoc, kurse Serbia në Shkodër.

Sipas ministrit Hoxha, kërkesa e Shqipërisë për përfaqësim në Bujanoc ka qenë një objektiv i hershëm i politikës së jashtme dhe se kjo nuk ndryshon qëndrimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës. “Angazhimi diplomatik me Serbinë nuk nënkupton në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë pandjeshmëri ndaj Kosovës, aq më pak relativizim të politikës së Beogradit ndaj saj.

Qëndrimi i Shqipërisë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial, mëvetësinë dhe zhvillimin si dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe mbështetjen e pakursyer të shtetit shqiptar, ka qenë dhe mbetet i qartë, i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm”, ka thënë ai.

Edhe Arbëri 3 o. më parë Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës Lajmi për hapjen e mundshme të një konsullate serbe në Shkodër ka nxitur reagime të mëdha, te opozita në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Reciprociteti i përmendur është vlerësuar jologjik dhe i dëmshëm për Shqipërinë e Kosovën.

Sipas regjistrimit të fundit të popullatës në Shqipëri, në Qarkun Shkodër jetojnë vetëm 54 qytetarë të deklaruar si serbë, derisa në Serbi, po sipas regjistrimit të fundit, janë mbi 60 mijë shqiptarë, shumica në tri komunat e Luginës së Preshevës, pa përfshirë këtu edhe shumë prej atyre të cilëve u janë pasivizuar adresat nga autoritetet e Beogradit.

Po ashtu, sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, Shkodra me rreth 50 serbë, nuk plotëson asnjë kriter për të pasur konsullatë të Serbisë. Ndër kriteret kryesore janë numri i shtetasve, nevojat e tyre për shërbime konsullore dhe distanca e madhe me kryeqytetin ku ekziston ambasada.

Burimi: Koha