Shpërndaje në: Pas një viti e gjysmë i shoqëruar me zgjedhje të njëpasnjëshme, institucione me mandat të shkurtër dhe bllokada politike, Kosova mund të jetë pranë daljes nga kriza institucionale.
Sinjalet për një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike kanë rritur pritjet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve, ndërsa njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se kostoja e 18 muajve pa stabilitet ka qenë e lartë për vendin Sinjalet e dhëna se mund të ketë marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, mund t’i japin fund edhe krizës institucionale 18 mujore, sipas njohësve të proceseve politike.
Në javën e parë të janarit 2025, u shpërnda legjislatura VIII e Kuvendit, për t’i lënë rrugë zgjedhjeve të 9 shkurtit. Rezultati që prodhoi ky proces elektoral, nuk e la mundësinë që ndonjë nga partitë të qeverisë e vetme. Seanca konstituive nisi më 15 prill, e u deshën plot 133 ditë që të përfundoi – në fund të gushtit.
Propozimi i Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit nuk gjente mbështetje të së paku 61 deputetëve. Partisë së parë, me 48 mandate, nuk i mjaftonin vetëm votat e komuniteteve pakicë për të arritur shumicën. Megjithatë, sipas analistit Basri Muja, kjo krizë ishte shpërfaqje e një defekti në politikën kosovare.
Edhe Arbëri 2 jan 2026 Ndizen akuzat, fiken dritat “Mendoj që ata ishin vetëm tema të debatit, nëse mund të them kështu. Në fakt, kriza ishte më shumë rezultat i kulturës tonë politike, mungesës së kompromisit dhe gjithsesi i përplasjes për ndarjen e pushtetit”, tha Muja. Zgjidhje, krizës i dha vota e Partisë Demokratike për Dimal Bashën e LVV-së për kryeparlamentar.
Me kushtetutë, propozimi për kryetarin e kuvendit i takon partisë së parë, e PDK-ja pati deklaruar se nuk ka votë për ata që mbanin pozita në qeverinë Kurti 2. Por pavarësisht tejkalimit të përkohshëm të këtij ngërçi, deputetët e Legjislaturës IX nuk arritën të zgjidhnin qeverinë, pavarësisht dy tentimeve. Për pasojë, zgjedhjet e reja, të jashtëzakonshme, u caktuan për datën 28 dhjetor.
Kosova përmbylli vitin me vetëm 1 javë me qeveri, kuvend e president mandatplotë. Edhe Arbëri 5 min. më parë Kurti paralajmëron bisedime e analistët thonë se fati i Abdixhikut është i lidhur me to Fundviti i 2025-tës rezultoi i suksesshëm për Vetëvendosjen. Në zgjedhje mori më shumë se gjysmën e votave, me çka edhe u shmang detyrimi për t’u marrë vesh me të tjerët.
Kuvendi dhe Qeveria u formuan më 11 shkurt të këtij viti. Albin Kurti kryeministër, Albulena Haxhiu kryekuvendare. Por mandati i presidentes Vjosa Osmani po shënonte muajt e fundit. Deputetët dështuan ta zgjedhin pasuesin e Osmanit dhe me 29 prill u shpërnda kuvendi. Gjatë kësaj kohe, institucionet me mandat të plotë punuan më pak se 3 muaj.
Zgjedhjet e treta radhazi brenda një viti e gjysmë u caktuan me 7 qershor. Ciklet e përsëritura zgjedhore e kanë dëmtuar vendin, sipas gazetarit Fitim Gashi.
Edhe Arbëri 47 min. më parë Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive “Kriza e zgjatur institucionale i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme vendit, jo vetëm në aspektin e brendshëm, por po ashtu edhe në atë të jashtëm, veçanërisht në proceset integruese, e ku dihet që së fundi Kosova humbi edhe miliona euro nga Bashkimi Evropian si pasojë e mungesës së institucioneve funksionale”, tha Gashi.
Më 6 gusht është caktuar të mbahet seanca konstituive e kuvendit. Nëse zgjidhet kryetari dhe 5 nënkryetarët e institucionit, deputetët kanë 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin e ri. Në të kundërt vendi shkon në zgjedhje, sërish.
