Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku po ndryshon skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, por jo edhe shtet! Indeksonline.net mëson se sulmuesi “kuqezi” nesër do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra e Spartakut të Moskës.
Daku dje zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Rubin Kazanit, ku shënoi edhe gol në fitoren 2:1 ndaj Akron Tolyatti – madje u bë edhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e skuadrës ruse në Premier League me 37 gola, vetëm dy më pak se lideri, Gokdeniz Karadeniz. 28-vjeçari pritet të firmos kontratë 3 vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ky transferim do t’i kushtojë Spartakut të Moskës plotë 11 milionë euro, aq sa ka qenë kartoni i sulmuesit shqiptar, i vendosur nga Rubin Kazani. Indeksonline.net mëson poashtu se Mirlind Daku do të përfitojë plotë 4 milionë euro në vit, më shumë sesa te Rubin Kazani (2.5/3 milionë euro në vit).
Kujtojmë që për Dakun ka pasur edhe interesime nga skuadrat tjera ruse, duke përfshi këtu: CSKA Moskën dhe Lokomotivën e Moskës. Por, ish-lojtari i Superligës së Kosovës ka vendosur të transferohet te një prej skuadrave më të mëdha në Rusi..
