Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Java që nis mund të sjellë zhvillime konkrete në bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e institucioneve të reja, ka paralajmëruar kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Me seancën konstituive të Kuvendit të caktuar më 6 gusht, ai ka thënë se partitë duhet të jenë të përgatitura, ndërsa analisti Afrim Kasolli vlerëson se fati politik i Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, është lidhur me rezultatin e këtyre negociatave Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë javës që po vjen, mund të ketë diçka konkrete sa i përket një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike.
Sipas kryetarit të Vetëvendosjes, 6 gushti duhet t’i gjejë partitë e përgatitura për formim të institucioneve. “Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet.
Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, tha Kurti. Më 6 gusht është caktuar seanca për inaugurimin e legjislaturës XI. Për t’u konstituuar kuvendi, duhet zgjedhur kryetari dhe pesë nënkryetarët e institucionit ligjvënës.
Edhe Arbëri 48 min. më parë Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive Këtë hap, LVV-ja mund ta kalojë vetëm me partitë e komuniteteve jo-shqiptare. Megjithatë edhe Kurti, por edhe zyrtarë të LDK-së janë shprehur të interesuar që të lidhin marrëveshje.
Sipas analistit politik Afrim Kasolli, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku të enjten i mbijetoi shkarkimit edhe për shkak se zyrtarëve brenda strukturave të partisë ua kishte ofruar pushtet. Kasolli tha se ky është kalkulim edhe i rrezikshëm, edhe i gabueshëm i Abdixhikut, pasi fatin e tij politik e ka vënë në duart e Kurtit.
“Po ashtu t’ju ofrojë mundësinë strukturave të LDK-së një pjesë të saj që të katapultohen në institucionet qendrore të pushtetit, dhe nëse dështon t’i mbajë këto zotime atëherë mund t’i rikthehet në bumerang edhe arsyeja pse ky ia doli që të rikonfirmohet edhe njëherë si lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sepse shpresat dhe fatin e tij politik në masë të madhe e ka varur në duart e Albin Kurtit”, tha Kasolli. Në Kuvendin që e rikonfirmoi Abdixhikun kryetar të partisë, u mor vendimi që i obligon të zgjedhurit e partisë të kontribuojnë në formimin e institucioneve të reja të shtetit dhe që të veprojnë konform secilit vendim të strukturave të partisë.
Deputetja e zgjedhur Janina Ymeri ka dhënë mesazhin të shtunën se obligimi është kundërkushtetues. Ajo ka publikuar në Facebook pikën e parë të nenit 70 të Kushtetutës, që thotë se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.
E para Kuvendit të LDK-së, deputetët e zgjedhur Avdullah Hoti dhe Ermal Sadiku kanë thënë se partia duhet të jetë opozitë ndaj Vetëvendosjes Sipas analistit Kasolli, negociatat e Kurtit vetëm me LDK-në, por jo edhe PDK-në, mund të jenë kalkulim i tij në dëm të partisë së Abdixhikut.
Edhe Arbëri 1 o. më parë Serbia për arrestimin e Mentor Mustafës: Dyshohet për krime lufte, Koci kërkon angazhim të institucioneve të Kosovës “Orientimi i Kurtit vetëm nga bashkëbisedimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila tashmë e ka ofertën e saj identike sikur Partia Demokratike e Kosovës, ndarjen e tri pozitave kryesore shtetërore, më tepër ka të bëjë vetëm me ekspozimin gjithnjë e më të madh tash e tutje të përçarjeve brenda këtij subjekti politik dhe të shfajësimit të tij para qytetarëve të Kosovës se me gjithë angazhimin dhe vullnetin e tij për partneritet me Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo nuk qe e mundur për shkak të fajit që i takojnë partisë së tretë në Kuvendin e Kosovës”, tha Kasolli.
Para se të hynte në takim me Kurtin, të mbajtur para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike Bedri Hamza pati thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit. Por pasi takimi përfundoi, tha se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë.
