Kolona dhe pritje në kufi, deri në 90 minuta në Jarinjë

0%

Pritje të gjata janë regjistruar pasditen e së dielës në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa gjendja më e rënduar paraqitet në Jarinjë dhe në Han të Elezit. Sipas të dhënave të përditësuara në orën , qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes Jarinjës po presin nga 60 deri në 90 minuta, ndërsa në dalje pritjet zgjasin nga tri deri në pesë minuta.

Në Han të Elezit, pritjet për hyrje arrijnë deri në 30 minuta dhe është krijuar kolonë prej rreth 300 metrash. Në dalje pritet rreth 10 minuta, ndërsa kolona është 50 metra. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë rreth 20 minuta në të dyja drejtimet, me kolona prej 50 metrash. Në Muçibabë, pritjet në hyrje arrijnë në 15 minuta dhe kolona është rreth 150 metra.

Në Vërmicë, pritjet për hyrje janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në dalje nga pesë deri në 10 minuta. Kolonat arrijnë në 100 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje. Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarën, Bërnjakun, Kullën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit dhe Stançiqin, pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe kryesisht nuk raportohen kolona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com