Fazliji asiston për St. Gallenin, asistim edhe nga Dalipi

0%

Shpërndaje në: Betim Fazliji ka kontribuar me një asistim në fitoren e St. Gallenit. St. Galleni të dielën në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit zviceran e mposhti në udhëtim Vaduzin me rezultatin 3:2. Futbollisti kosovar, Fazliji, në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të, kurse asistimin e bëri te goli i fitores 3:2 të cilin e realizoi Enoch Owusu në minutën e 87-të.

Ndërkohë asistim bëri edhe mesfushori Lutfi Dalipi për Vaduzin. 20-vjeçari Dalipi asistoi te goli i barazimit 1:1 në minutën e 11-të. Edhe Futboll Festë për Matoshin e Imerin, Thuni kampion i Zvicrës Bashkëlojtari i Fazlijit, Leon Frokaj e kompletoi ndeshjen te St. Galleni.

Dalipi luajti deri në minutën e 89-të, kurse mbrojtësit Liridon Berisha dhe Denis Simani e kompletuan ndeshjen te Vaduzi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha