Qendërmbrojtësi “braktis” Partizanin dhe i bashkohet rivalit në

0%

Qendërmbrojtësi “braktis” Partizanin dhe i bashkohet rivalit në Superiore! Mateo Çipi ka vendosur të largohet nga ekipi i Partizanit. “Newsport”, mëson se qendërmbrojtësi 22-vjeçar është drejt kalimit te Laçit me “formulë” huazimi , rival në Superiore. Edhe pse është shumë i ri në moshë, lojtari defensiv ka luajtur me disa klube, jo vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Përmendim Sassuolo U18, NK Triglav, ND Bilje, apo Ternana U19. Kalimi i Çipit te kurbinasit, do i mundësojë më shumë minutazh, sikurse edhe rol më të rëndësishëm në ekip.

Burimi: Bota Sot