Tërmet me magnitudë 3.5 godet Shqipërinë

0%

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka goditur pasditen e sotme zonën e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë ndier në qytet dhe në disa zona përreth, ndërsa shumë qytetarë kanë raportuar se kanë dalë jashtë banesave nga frika e lëkundjeve të tjera. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekspertët sizmologë po vlerësojnë aktivitetin sizmik në zonë pas goditjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com