PSG hidhet në sulm për lojtarin

0%

Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë zyrtare drejt Udineses, lidhur me shërbimet e portierit Zion Suzuki. Shifra që raportohet të jetë propozuar kap vlerën e 33 milionëve, ndërsa pritet një përgjigje nga ana e drejtuesve të klubit italian.

Largimi i Chevalier është praktikisht i kryer, ndaj dhe në radhët e parizienëve, japonezi është zgjedhja e duhur për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Luis Enrique. Duhet thënë se titullar është Matvey Safonov në katërkëndëshin e portës dhe fakti që Chevalier nuk i përmbushi siç duhet pritshmëritë, kanë bërë që tek kampionët e Europës të hidhen në sulm për alternativën.

Burimi: Bota Sot