Shitje rekord për Rayo Vallecano-n e Ivan Balliut! Chelsea ka mbyllur marrëveshjen për afrimin e Chavarria nga Rayo Vallecano. Anësori i majtë do të kalojë te blutë e Londrës për 25 milionë euro, plus bonuset. Bëhet fjalë për një shitje rekord për klubin spanjoll, ku prej vitesh aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.
Rayo nuk kishte shitur kurrë më parë një futbollist me shifra të tilla të larta. Drejtuesit e Rayo-s tentuan ta rritnin çmimin, duke marrë në konsideratë klauzolën prej 50 milionë eurosh në kontratën e Chavarria, por në fund, përpara gati 30 milionë eurove të ofruara nga londinezët, ata nuk rezistuan.
