Të martën, prej orës , do të zhvillohet ndeshja e parë mes ekipit irlandez të Shamrock Rovers dhe kampionëve të Superiores, Egnatias, ndeshje e vlefshme për raundin e 3-të të Europa League. Pavarësisht se Shamrock është ndjeshëm favoritë në “letër” dhe ka emër me “peshë”, ata nuk janë aq të “frikshëm”. Statistikat japin shumë shpresë për Egnatian e Nevil Dedes.
Në 15 ndeshjet e fundit zyrtare, rivali irlandez ka 6 humbje, 2 barazime dhe 7 fitore, bilanci që nuk bind për Shamrock. Nëse i referohemi rezultatit më të përsëritur në këto 15 sfida të fundit për Rovers, përkon 2 – 1, plotë 4 herë. Edhe në këtë “lupë”, një humbje me shifrat e ngushta në transfertë, mban gjithçka të hapur për duelin e kthimit, i cili do të mbahte më 13 gusht, Shqipëri.
