Trump i jep përparësi diplomacisë, rrit presionin ndaj Izraelit për

0%

Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara nuk po planifikojnë sulme të menjëhershme ndaj Iranit, duke paralajmëruar në vend të kësaj një rund të ri bisedimesh për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.

Mesazhi i publikuar nga Trump në platformën “Truth Social” gjatë natës i bëri të qartë Izraelit se Uashingtoni po i jep përparësi rrugës diplomatike në raport me Teheranin. Sipas CNN-it, përpjekjet diplomatike të administratës amerikane nuk janë përqendruar vetëm te Irani.

Trump ka intensifikuar edhe angazhimin për arritjen e një armëpushimi në Gaza, çka përfshin ushtrimin e presionit ndaj Izraelit për t’i ndalur sulmet. Megjithatë, sulmet izraelite në enklavën palestineze kanë vazhduar. Gjatë natës, tre anëtarë të një familjeje u vranë në një sulm pranë Qytetit të Gazës, sipas drejtorit të një spitali palestinez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të angazhohet për çarmatim, por vetëm nëse Izraeli ndalon zjarrin dhe plotësohen edhe disa kushte të tjera. “Orët në vijim do të jenë një provë e seriozitetit, jo e qëllimeve”, deklaroi për CNN një zyrtar i lartë i Hamasit.

Sipas tij, Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë lëvizje të rëndësishme për ta çuar përpara marrëveshjen e armëpushimit të arritur pothuajse dhjetë muaj më parë. Ish-zyrtari palestinez Mohammed Dahlan deklaroi se Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, po punon me palën izraelite për ndaljen e sulmeve në Gaza.

Nga ana tjetër, ministri izraelit i Energjisë, Eli Cohen, tha se nuk ekziston ndonjë marrëveshje për ndërprerjen e sulmeve dhe se Izraeli duhet ta marrë nën kontroll të plotë Rripin e Gazës, nga i cili aktualisht kontrollon rreth 70 për qind. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com