E tmerrshme: Profesori tentoi të abuzonte seksualisht me një 7-vjeçare

0%

Një profesor nga Kalifornia u dënua këtë javë me 18 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë joshjeje të një të miture, si dhe për marrjen dhe shpërndarjen e materialeve që përmbajnë abuzim seksual me fëmijë, sipas një njoftimi të datës 24 korrik nga Zyra e Prokurorit të ShBA-së.

Rodger Githens, 48 ​​vjeç, kishte tentuar të organizonte një takim seksual me një vajzë që pretendohej se ishte 7 vjeçe, përmes mesazheve me një agjent të infiltruar të FBI-së, i cili hiqej si xhaxhai i saj.

Dokumentet gjyqësore zbuluan se, në kohën e këtyre komunikimeve, ai punonte në Universitetin e Paqësorit (University of the Pacific) dhe kishte punuar gjithashtu si konsulent për kolegje dhe universitete të tjera, shkruan People.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një kallëzim penal, i shqyrtuar nga revista në kohën e arrestimit të Githensit, tregonte se profesori kishte nisur kontaktin me një llogari të sajuar në aplikacionin Grindr, e cila përdorte etiketat “dirty” (i/e pistë), “discreet” (diskret), “curious” (kurioz) dhe “parent” (prind).

Dyshja komunikoi për rreth një muaj, gjatë kësaj kohe, agjenti tha se kishte “një mbesë 7-vjeçare me të cilën kryente marrëdhënie seksuale”. Kallëzimi theksonte gjithashtu se Githensi kishte planifikuar më parë të udhëtonte drejt Havait për të abuzuar seksualisht me djalin që një burrë tjetër e kishte kumbar (kumbarinë e fëmijës).

Sipas kallëzimit, Githensi e kishte takuar burrin në Grindr dhe ky i fundit kishte rënë dakord të mundësonte abuzimin. Udhëtimi nuk u realizua për shkak të kufizimeve të udhëtimit të vendosura si pasojë e COVID-19.

Burimi: Bota Sot