Sami Khedira ka shprehur emocionet e tij pas rikthimit te Real Madridi, ku do të jetë pjesë e stafit teknik të Jose Mourinhos për sezonin e ri. Ish-mesfushori gjerman, i cili pati një periudhë të suksesshme në “Santiago Bernabeu” nën drejtimin e Mourinhos, është bashkuar me ekipin e trajnerit portugez në aventurën e tij të dytë në krye të klubit madrilen.
Khedira reagoi përmes rrjeteve sociale, duke shprehur kënaqësinë për rikthimin në një ambient që e njeh mirë. “Një kapitull i ri i vjetër. Rikthim te Real Madridi. Është një ndjenjë speciale të kthehem dhe një nder të punoj sërish me Jose Mourinhon. Jam i emocionuar për këtë sfidë të re dhe gjithçka që na pret”, s hkroi Khedira.
Ish-futbollisti pritet të ketë një rol të rëndësishëm prapa skenave, duke shërbyer si lidhje mes Mourinhos dhe dhomës së zhveshjes. Përvoja e tij si lojtar i Real Madridit nën drejtimin e trajnerit portugez i jep një njohje të mirë të filozofisë së Mourinhos, por edhe të perspektivës së futbollistëve.
Në klub besojnë se prania e Khedirës do të ndihmojë në krijimin e harmonisë brenda skuadrës, teksa Real Madridi po përgatitet për një epokë të re nën drejtimin e Mourinhos pas disa ndryshimeve të rëndësishme gjatë verës.
