Nga: Endrit Makolli Shpërndaje në: Një nga emrat që mori vëmendjen më të madhe në ndeshjen e kaluar të Dritës në Evropë ishte Raddy Ovouka. Mbrojtës i krahut të majtë, pasi u inkuadrua nga banka rezervë, ndryshoi rrjedhën e takimit. Drita në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës e eliminoi skuadrën nga Malta, Floriana.
Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të martën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita fitoi 2:1 pas vazhdimeve. Ndeshja e parë ndërmjet Florianas dhe Dritës kishte përfunduar 1:1. Ovouka në lojë hyri në minutën e 60-të, kurse asistoi për golin e barazimit, pas një shpërthimi në krahun e majtë gjatë të cilit dribloi disa lojtarë.
Edhe Futboll 8 pri 2026 Shkëlqimi i Neuerit hap diskutimet për kthimin e tij te Gjermania Në minutën e parë të vazhdimeve Ovouka e detyroi kundërshtarin të shënonte në portën e tij, duke i dhuruar Dritës një fitore të madhe 2:1 dhe kualifikim në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Drita në rrethin e tretë kualifikues të “Conference League” do të përballet me klubin nga San Marino, Tre Fiori. Ndeshjen e parë ndaj Tre Fiorit, Drita e luan të enjten në udhëtim. Ndërsa ndeshja e kthimit luhet një javë më pas në Prishtinë. Skuadra nga Gjilani së fundi është ndarë me trajnerin Zekirija Ramadani.
Para ndeshjes kthyese ndaj Florianas, Drita nuk kishte fituar në nëntë ndeshje rresht. Mbrojtësi nga Kongo ka thënë për KOHËN se me fitoren daj Florianas ekipi e ka tejkaluar krizën e rezultateve. “Ne jemi i njëjti ekip që e fitoi kampionatin dy herë, arriti në fazën e grupeve dhe madje kaloi edhe nga ajo fazë. Pse të mos besojmë?
Në futboll ka momente kur një ekip nuk është në formën e tij më të mirë. Megjithatë, mendoj se me këtë fitore e kemi tejkaluar atë periudhë dhe tani duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, ka theksuar Ovouka. Edhe Futboll 27 mar 2026 Shkëlqimi i Veldin Hoxhës në momentin më të rëndësishëm Drita edicionin e kaluar shkroi histori duke u kualifikuar në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Madje avancoi deri në plejofin e fazës nokaut. Ovouka thotë se Drita është e gatshme që të përballet me ekipet më të mira të garës së tretë kontinentale për nga rëndësia. Kongolezi tutje shtoi se skuadra gjatë vjetëve të fundit ka fituar përvojë.
“Sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës u përballëm me disa ekipe shumë të mira, përfshirë Rayo Vallecanon, që arriti në finalen e edicionit të fundit. Gjatë dy apo tre vjetëve të fundit kemi fituar përvojë dhe tani jemi më të përgatitur për t’u përballur me ekipet më të mira të Evropës, edhe pse e dimë se duhet të mbetemi modestë dhe të vazhdojmë të mësojmë nga çdo ndeshje.
Thjesht duam të bëjmë më mirë se edicionin e kaluar. Do të vazhdojmë të punojmë me përulësi dhe vendosmëri për t’i arritur objektivat tona”, ka theksuar Ovouka. Ai është pjesë e skuadrës gjilanase nga viti 2023 kur ishte transferuar nga skuadra ganeze, Hearts of Oak, për 10 mijë euro. Kontrata me Dritën i përfundon në vitin 2027.
Ovouka thotë se qëllimi i tij kryesor është që gjithmonë ta japë maksimumin për fanellën e Dritës. “Edhe një minutë e vetme në fushë është motivim për mua. Gjithmonë jap maksimumin tim për ekipin dhe për fanellën e Dritës. Do të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar. Qëllimi im është gjithmonë t’i ndihmoj bashkëlojtarët e mi dhe të kontribuoj me diçka pozitive”.
Edhe Futboll 25 shk 2026 Shkëlqimi i Zhegrovës nuk mjafton, Galata e eliminon Juven pas dramës së vërtetë Ovouka me Dritën ka fituar dy herë titullin e kampionit dhe një herë Superkupën. Me paraqitjet e tij, Ovouka është shndërruar në një nga mbrojtësit më të dalluar të Superligës së Kosovës.
