Pse Trump pezulloi sulmet ndaj Iranit?

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht gjatë ditëve të fundit se do të ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit. Administrata Trump kishte dhënë sinjale se sulmet e tjera ishin të afërta, duke përfshirë paralajmërime për qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme që të tregoheshin më të kujdesshëm për shkak të situatës së tensionuar me Iranin.

Paralajmërimet përfshinin Bahrejnin, Izraelin, Irakun, Jordaninë, Kuvajtin, Libanin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qytetarëve amerikanë u kërkohej të përgatiteshin për mundësi të ndërprerjeve të udhëtimeve për shkak të zhvillimeve të mundshme.

Këto zhvillime duket se kanë çuar në vendimin e presidentit amerikan për t’i “pezulluar” sulmet, vendim të cilin ai e bëri publik përmes platformës së tij Truth Social, shkruan skynews.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit Të premten, gjatë një takimi me gazetarët në rezidencën presidenciale Camp David, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara “duan vetëm të fitojnë” në Iran dhe la të kuptohet se veprimet ushtarake amerikane mund të vazhdonin për një periudhë të gjatë.

Ai tha se SHBA-ja do ta godasë Iranin “shumë fuqishëm” derisa Teherani të mos mund ta përballojë më presionin. Më vonë gjatë së njëjtës ditë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shprehu pakënaqësinë e administratës amerikane ndaj veprimeve të Iranit.

Ajo deklaroi se Irani kishte rënë dakord për një armëpushim me SHBA-në, por më pas “e shkeli atë, qëlloi ndaj anijeve tregtare dhe vrau ushtarë amerikanë”. “Presidenti Trump nuk do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë që kjo sjellje terroriste të vazhdojë”, tha Leavitt në një deklaratë të premten në mbrëmje.

Ajo shtoi se Irani do të vazhdojë të përballet me pasoja derisa të ulet në tryezën e negociatave në një mënyrë që, sipas saj, presidenti Trump e konsideron të “kuptimtë”.

Burimi: Telegrafi