Kolonat e gjata në shtetin kroat, reagon Ambasada e Kosovës në Kroaci

0%

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka reaguar në lidhje me kolonat e gjata që janë krijuar në shtetin kroat, konkretisht në kufirin në mes Kroacisë dhe Malit të Zi, ku si pasojë plotë mërgimtarë nga Kosova kanë mbetur për orë të tëra të bllokuar.

Përmes një komunikate për media, Ambasada kosovare ka thënë se sipas informacioneve zyrtare, në pikën kufitare Karasovici pritjet për hyrje arrijnë deri në katër orë, ndërsa në dalje raportohen pritja disa orëshe, ku kolona ka arritur disa kilometra. “Kryetari i Komunës së Konavlës në të cilën gjendet dy vendkalimet kufitare, z.Božo Lasić, ka aktivizuar Shtabin e Mbrojtjes Civile.

Është bërë thirrje banorëve lokal që të shtyjnë të gjitha udhëtimet me automjete personale që nuk janë të domosdoshme, me qëllim uljen e bllokimeve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa policia po devijon një pjesë të qarkullimit në rrugë alternative, banorët lokalë po ndihmojnë udhëtarët duke u shpërndarë ujë dhe duke u ofruar përdorimin e tualeteve” – thuhet në komunikatën e Ambasadës. Po ashtu, Ambasada kosovare ka thënë se edhe në kufirimin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në pikën kufitare Bajakovo ka fluks të udhëtarëve dhe pritjet arrijnë deri në tre orë.

“Në gjithë territorin e Republikës së Kroacisë janë evidentuar kolona të gjata në pothuajse të gjitha autostradat, si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve. Kufizimet infrastrukturore në disa ura vazhdojnë të ndikojnë në qarkullimin e automjeteve të rënda” – kanë thënë nga Ambasada e Kosovës në Kroaci.

Ambasada u ka bërë thirrje udhëtarëve dhe transportuesve që gjatë planifikimit të udhëtimeve, të marrin aprasysh vonesat dhe kufizimet aktuale.

Burimi: Kallxo