Zjarr i madh në një nga depot më të mëdha të Wildberries në Rusi

0%

Përfshihet nga flakët një nga qendrat më të mëdha logjistike në Rusi. Një nga qendrat më të mëdha logjistike të kompanisë ruse të tregtisë elektronike Wildberries është përfshirë nga një zjarr i madh në rajonin e Samarës.

Objekti, i hapur vetëm një vit më parë, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 178 mijë metrash katrorë dhe konsiderohet një nga nyjet më të rëndësishme logjistike të kompanisë në rajonin e Vollgës. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të dendura tymi që ngrihen mbi zonë. Një banore, e cila ka filmuar zjarrin, dëgjohet duke thënë “I gjithë qielli është mbuluar nga tymi.

Nuk mund të shihet as dielli.” Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet ruse dhe shërbimet e emergjencës po punojnë për shuarjen e flakëve dhe hetimin e incidentit. Nuk ka ende informacion zyrtar për viktima apo të lënduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi